“Nuk ka vend ku të kalojë makina”, punimet e Bashkisë së Tiranës lënë pa rrugë banorët

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.01.2025, 16:22

Një mesazh denoncues ka ardhur në redaksinë tonë, lidhur me projektin e bashkisë për zgjerimin e trotuarëve.

Banorët e rrugës “Besim Zymja” pranë spitalit pediatrik në kryeqytet shprehen të shqetësuar dhe kundër punimeve për zgjerimin e trotuareve, sepse po ngushtohet rruga, duke bërë të pamundur lëvizjen e makinave.

Gjithashtu, ata akuzojnë Gledion Fortuzin dhe Gentian Qosen, pronarët që bashkëpunojnë me firmën dhe synojnë të rrethojnë trotuarin, duke e kthyer në pronë private.

Pavarësisht protestave të organizuara dhe përpjekjeve për të sensibilizuar autoritetet përmes medias, shqetësimet e tyre janë injoruar, duke lënë banorët të ndihen të pafuqishëm dhe të zhgënjyer.

Mesazhi denoncues:

"Jemi disa banorë të shqetësuar për lagjen tonë për trotuarin dhe rrugën. Pronari po prish projektin dhe po ngushton rrugën ku kalojnë makinat, ndërsa trotuarin ku kalojnë njerëzit po e kthen në pronë private.

Para disa muajsh, kemi bërë një protestë me banorët e lagjes, por nuk u zgjidh asgjë. Punimet u pushuan për 4 muaj për të zgjidhur problemin, dhe tani jo vetëm që nuk u zgjidh problemi, por rruga u ngushtua akoma më shumë. Për më tepër, trotuari është zgjeruar akoma më shumë, duke i dhënë pronarit mundësinë ta rrethojë, që banorët e lagjes të mos kalojnë fare dhe ta kthejë atë në pronë private.

Pronari është lejuar të veprojë në këtë mënyrë nga firma që ka marrë tenderin e rrugës dhe të trotuarit.

Ne, banorët e lagjes, kemi bërë dhe një intervistë për një televizion. Nëse dëshironi, mund t’jua dërgojmë për ta parë. Pavarësisht kësaj, nuk është marrë asnjë masë.

Gledion Fortuzi dhe Gentian Qose janë pronarët që bashkëpunojnë me firmën dhe që synojnë të rrethojnë trotuarin."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit