“Dua të jetoj për fëmijët e mi”, apel për ndihmë për 26-vjeçaren me tumor në pankreas

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.01.2025, 15:17

Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga vëllai i Eni Shermadhit, një 26-vjeçare, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël. Pas muajsh me shqetësime shëndetësore, vizita të shumta dhe netë pa gjumë, Eni u diagnostikua me tumor në pankreas, gradën e dytë. Aktualisht, ajo është në pritje të një operacioni jetik në Spitalin Amerikan 3, por shpenzimet e larta janë të papërballueshme për familjen e saj.

Eni kërkon ndihmën e kujtdo që mund të kontribuojë, duke theksuar se dëshira e saj më e madhe është të jetë pranë fëmijëve dhe familjes. “Unë e dua jetën dhe lutem çdo ditë për një shans që t’ia dal,” shprehet ajo. Çdo ndihmë, sado e vogël, do të ishte jetike për të dhe një rreze shprese në këtë betejë të vështirë.

Të gjithë ata që kanë mundësi, janë të lutur të kontribuojnë për të ndihmuar Enin të fitojë këtë sfidë dhe të sigurojë një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen e saj.

Klikoni linkun për të kontribuuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit