3 milionë euro dëme, Kelmendi reagon pas djegies së ETC-së në Suharekë, ka disa pikëpyetje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.01.2025, 14:08

Pronari i rrjetit të marketeve, ETC, Ramiz Kelmendi ka reaguar pas djegies së objektit të ETC-së në Suharekë.

Kelmendi në një postim në Facebook, ka njoftuar se dëme në njerëz nuk ka, ndërsa dëmet materiale janë mbi 3 milionë euro.

Ai ka thënë se mbetet me shpresë që organet e rendit dhe sigurisë të merren më këto raste, pasi është hera e tretë që po përsëritet e njëjta situatë me marketet e tij.

“Kam një pikëpyetje se si të mbrohem nga këto dëme në vazhdimësi, si ti përballoi emocionalisht si personale ashtu edhe në familje”, ka shkruar Kelmendi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit