TikTok është mbyllur në Shtetet e Bashkuara që nga sot, pas zbatimit të një ligji që kërkon ndalimin ose shitjen e platformës nga kompania mëmë kineze, ByteDance.
Gjykata e Lartë e SHBA-së e ka mbështetur këtë ligj, duke refuzuar apelimin e ByteDance, e cila argumentonte se ndalimi shkel të drejtën e fjalës së lirë për më shumë se 170 milionë përdorues amerikanë.
Pavarësisht qëndrimit të mëparshëm të administratës Biden për moszbatimin e ndalimit, TikTok ka deklaruar se, pa garanci të forta, nuk mund të vazhdojë operimin në SHBA, duke lënë miliona përdorues dhe krijues përmbajtjesh në pasiguri.
Ndërkohë, presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka deklaruar se vendimi për zbatimin e ndalimit të TikTok do të zgjatet me 90 ditë pas marrjes së detyrës.
Zyrtarët dhe ligjvënësit amerikanë kanë shprehur shqetësime për sigurinë kombëtare lidhur me TikTok, duke akuzuar ByteDance për lidhje me qeverinë kineze.
Ndalimi ka hyrë në fuqi dhe përdoruesit që përpiqen të hapin aplikacionin po përballen me një mesazh që i drejton në një faqe interneti me informacione rreth ndalimit.