A e di Emirjana Sako gjendjen e rrugëve të Durrësit? Qytetarja: Na mbytën inertet dhe mbeturinat!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.01.2025, 22:12

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania gjendjen skandaloze të rrugës "Prishtina" në Shkozet të Durrësit.

Sipas tij, zona është kthyer në një vendgrumbullim mbeturinash dhe inertesh, duke u bërë e pakalueshme për banorët dhe automjetet.

Mesazhi i qytetares:

"Përshëndetje JOQ! Kjo është rruga Prishtina në Shkozet, ku është bërë vendgrumbullim inertesh dhe mbeturinash. Bashkia Durrës dhe kryetarja e saj nuk kanë bërë asgjë për këtë vend. Nuk kalon dot andej pasi të zihet fryma nga era që vjen, na mbytën. Rruga ka ngelur e pashtruar dhe nuk kalohet dot as nga njerëzit e as makinat. Janë rreth 800 metra rrugë që lidh me autostradën. Askush nuk ka ardhur asnjëherë këtu. Jemi ankuar, por asgjë nuk është bërë."

Ky denoncim është një tjetër pasqyrim i neglizhencës institucionale ndaj problemeve të përditshme të qytetarëve. Banorët e zonës kërkojnë me urgjencë zgjidhje për këtë situatë që po përkeqëson cilësinë e jetës në këtë lagje të Durrësit.

A e di Emirjana Sako gjendjen e rrugëve të Durrësit?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit