Përparimi, 61-vjeçari hero i heshtur që ngjitet në temperaturën -7°C në shtyllën e tensionit të lartë për të rregulluar dritat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.01.2025, 21:24

Në mes të dimrit të ashpër, ku termometri shënon -7 gradë Celsius, një elektricist 61-vjeçar nga zona e Germenjit, i quajtur Përparim, ka marrë përsipër një detyrë të jashtëzakonshme.

Ai është ngjitur në një shtyllë tensioni të lartë për të zgjidhur problemet me energjinë elektrike, duke vënë jetën e tij në rrezik për të siguruar që banorët të mos mbeten në errësirë.

Një qytetar nga zona, i impresionuar nga përkushtimi dhe guximi i Përparimit, ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, duke e quajtur atë "hero".

Në mesazhin e tij, qytetari shprehet:

"Zona e Germenjit në Ersekë kishte probleme me dritat. Elektricisti hero Përparimi ngjitet në -7°C për t'ju ardhur në ndihmë banorëve. Ai ve jetën e tij në rrezik për t’u dhuruar njerëzve një copëz dritë."

Ky akt vjen si një kujtesë e fuqishme e përkushtimit të individëve që, pavarësisht kushteve ekstreme, përpiqen për të mirën e komunitetit. Përparimi është një hero i heshtur i sakrificës dhe humanizmit që shpesh mbeten në hije.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit