Qytetari denoncon ndotjen: Fasoneritë e Krujës po bëjnë krim mjedisor!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.01.2025, 20:32

Një qytetar nga Kruja ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania ndotjen mjedisore që sipas tij po shkaktohet nga fasoneritë në fshatin Krastë.

Në një video të dërguar, shihet qartë se mbeturinat, kryesisht rroba dhe lecka, janë hedhur në natyrë.

Sipas tij, vetëm kamionët e fasonerive mund të hedhin një sasi aq të madhe rrobash.

Mesazhi i qytetarit:

"Përshëndetje JOQ! Shikojeni ju lutem çfarë krimi mjedisor bëjnë fasoneritë e rrethit Krujës. Ditë pas dite po degradon ky vend. Këtu ndodhemi në Krastë të Krujës. Faleminderit nëse e postoni. Duket që janë mbetje rrobash, leckash apo diçka e tillë. Vetëm fabrikat mund t’i hedhin kështu me kamionë, se një person i thjeshtë nuk mund të shkarkojë kaq shumë mbetje."

Pamjet e dërguara tregojnë një situatë shqetësuese që kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të ndalur këtë ndotje mjedisore. Situata në Krastë të Krujës është një dëshmi tjetër e papërgjegjshmërisë ndaj mjedisit, që po rrezikon seriozisht shëndetin publik dhe ekosistemin lokal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit