S’ka më bagëti në Shqipëri, në 2024 u importua 84 mln euro mish

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.01.2025, 19:53

Importi i mishit dhe nënprodukteve të tij në Shqipëri arriti në 84 milionë euro gjatë vitit të kaluar, një rritje prej 9.1% krahasuar me vitin 2023. Kjo ndodhi jo për shkak të një rritjeje të konsumit, por për shkak të rënies së numrit të bagëtive në vend dhe largimit të shumicës së popullsisë nga fshatrat.

“Janë shitur bagëtitë të gjitha. Në Shqipëri nuk merret më njeri me blegtori. S'po e kuptoj se çfarë po bëhet”, shprehet kasapi Sinani

Më shumë se një e treta e mishit importohet nga Brazili, ndërsa Greqia, Shtetet e Bashkuara dhe Italia pasojnë në listën e furnizuesve.

“Dy janë arsyet kryesore. Së pari, largimi i banorëve nga fshati, së dyti është falimentimi i disa komplekseve blegtorale në Shqipëri”, shpjegon pedagogu Ndoc Faslia.

Sipas ekspertëve, Shqipëria nuk ka nevojë të rrisë kapacitetet përpunuese, por duhet të përmirësojë prodhimin dhe standardet e tij, duke orientuar subvencionet në sektorin blegtoral.

Një tjetër shqetësim është rritja e çmimit të mishit. Çmimi është rritur me 100 lekë për viçin dhe kecin, dhe deri në 250 lekë për mishi i qengjit, duke rënduar buxhetin e konsumatorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit