OBRM-PDUKM: LSDM të kërkojë falje për veprimet e Grubit, ishin bashkë me BDI-në në koalicion

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.01.2025, 17:38

OBRM-PDUKM vazhdon ta akuzojë LSDM-në, sic thonë, për lidhjet me Artan Grubin.

Sipas tyre, LSDM-ja ka mbetur fortifikata e fundit për Grubin, ndaj kërkojnë nga LSDM që të kërkojnë falje.

“LSDM duhet të inkurajohet dhe të kërkojë falje për Artan Grubin. Derisa nuk kërkojnë falje për krimet e Grubit, deri atëherë nuk mund të thonë se janë shkëputur nga ai dhe BDI-ja. Vetëm me përballjen e plotë me realitetin dhe kërkimfaljen për Grubin, LSDM-ja do të hapë faqe të re. Derisa nuk e bëjnë këtë, ata tregojnë se mbeten partia e njëjtë që ishte në koalicion me Grubin derisa ai vidhte”, tha Brane Petrushevski.

Reagimi i OBRM-PDUKM-së erdhi pasi LSDM akuzoi qeverinë se pavarësisht se ka buxhet për rritje të pagave, po i poshtëron punëtorët duke dalë në protesta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit