Zjarret në Kaliforni, Ylli i pornos ofron shërbime falas si shenjë falënderimi për zjarrfikësit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.01.2025, 16:54

Richelle Ryan, ylli pornografik në industrinë e të rriturve, ka vendosur të ofrojë shërbime falas për zjarrfikësit e qytetit, si shenjë falënderimi për fikjen e zjarreve në Los Anxhelos.

"Unë dua të jem 'sugar mommy' i tyre dhe dua t'i takoj," tha ajo. Më pas shtoi: "Gjërat që më keni parë t'i bëj në “OnlyFans”... do të ishte mënyra ime për të falënderuar zjarrfikësit."

Gjithashtu, Ryan ka marrë pjesë në Ballin e Korpusit të Marinës si një mënyrë për të treguar mbështetje për ushtrinë amerikane.

"Është vërtet nder të jesh në një dhomë të mbushur me kaq shumë patriotë vetëmohues që luftojnë për lirinë tonë. Zoti e bekoftë Amerikën dhe ushtrinë tonë," shkroi ajo vitin e kaluar.

Ajo u bë virale vitin e kaluar duke shprehur mbështetje për Donald Trumpin.

"Mendoj se shumë njerëz në industrinë e filmit për të rritur lidhen shumë mirë me Trump, sepse ai mbështet që Amerika të bëhet sërish e madhe," tha ajo. "Ne duam që ekonomia të lulëzojë, kufijtë të mbyllen dhe ai do ta bëjë këtë. E ka bërë më parë!"

Richelle është aktualisht e nominuar për Yllin e preferuar MILF në çmimet AVN, të njohura ndryshe si "Oscars of porn".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit