Uji në Shkodër 6 herë më i ndotur se normalja, qytetari bën eksperimentin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.01.2025, 15:49

Pak kohë më parë, disa të dhëna të grumbulluara nëpërmjet analizave nga Investigative Network Albania, por edhe dëshmi të vetë qytetarëve, zbuluan se uji, që shkon në çezmat e banorëve, është i kontaminuar dhe mund ta rrezikojë seriozisht shëndetin e tyre.

Për t’u njohur me cilësinë e ujit që konsumon çdo ditë, një familje në Shkodër bëri një eksperiment të thjeshtë.

Me anë të një aparature të thjeshtë, ata kanë matur cilēsinë e ujit dhe nivelin e ndotjes, por rezultati i ka lënë të zhgënjyer.

Në përfundim të eksperimentit, aparatura ka treguar se niveli i ndotjes së ujit është 188, 6 herë më shumë se normalja që duhet të jetë 36.

Ky rezultat ka shqetësuar seriozisht banorët, të cilët bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme dhe kontrolle të mëtejshme për të garantuar cilësinë e ujit dhe sigurinë e shëndetit të qytetarëve.

Konsumi i ujit të ndotur mund të ketë pasoja shumë serioze për shëndetin e individëve dhe komunitetit. Uji i kontaminuar mund të përmbajë patogjenë, kimikate dhe metale të rrezikshme që ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin imunitar, trupi i njeriut dhe mund të shkaktojnë një sërë sëmundjesh. Disa nga pasojat e mundshme janë: Infeksione të traktit tretës, Sëmundje të mëlçisë dhe veshkave, Probleme me sistemin nervor:

Kanceri dhe Probleme të lëkurës dhe alergjitë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit