Bllokohet Rruga e Arberit drejt verilindjes, trafik i rënduar në dytësore

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.01.2025, 14:20

Shoferët që duan të udhëtojnë sot drejt Rrugës së Arbrit duhet ta mendojnë dy herë pasi rruga është mbyllur në mënyrë të pashpjeguar nga autoritetet, dhe devijim i trafikut po bëhet në rrugën dytësore që gjithashtu mbetet problematike prej volumit të automjeteve.

“Makinat jane devijuar ne nje rruge njekalimshe ku eshte bllokuar komplet qarkullimi dhe ka nje ambulance me urgjence”, shkruan qytetari në redaksinë e JOQ.

Megjithse nuk ka raprotime për reshje dëbore apo probleme infrastrukture, bllokime të tilla janë të shpeshta në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

Shoferët, por edhe pasagjerët e tyre, familje, fëmijë e të moshuar, duan që kjo situatë të marrë fund sa më parë pasi kjo situatë është e papërballueshme dhe e përsëritur si në verë ashtu edhe dimër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit