Haradinaj e Gucati në garë për kryetar të OVL-UÇK-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.01.2025, 14:12

Ish drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e tyre për kryetar të kësaj organizate, ndërsa, pretendenti tjetër Kapllan Parduzi u tërhoq nga kjo kandidaturë.

Në një fjalë rasti, Hysni Gucati tha se kandidaturën e tij për kryetar e shpalli për të vazhduar, siç tha ai, përkushtimin tij në mbrojtje të vlerave të luftës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai u zotua se do të kryej punën me dinjitetin në mbrojtjen e vlerave të luftës së UCK-së dhe veteranëve të luftës.

Ndërkaq, Nasim Haradinaj bëri thirrje që për këtë pozitë të zgjidhet më i devotshmi.

“Nëse i plotësoj kushtet me devotshmëri iu ftoj për votim” u shpreh Haradinaj.

Ndërsa, Kapllan Parduzi u tërhoq nga kandidatura për pozitën e kryetarit të OVL-UCK-së derisa potencoi se kjo kërkon përgjegjësi dhe është sfidë e madhe.

Sipas tij, viteve të fundit OVL-ja ka qenë inekszitente, siç tha ai duke mos u mbrojtur vlerat e luftës së UÇK-së. Pavarësisht kësaj, ai iu uroj punë të mbarë kundërkandidatëve në procesin e votimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit