Në autostradën Tiranë-Durrës, një fenomen shqetësues po rrit rrezikun për udhëtarët dhe shoferët.
Sipas dëshmive të qytetarëve, çdo ditë, makinat çajnë gomat dhe dëmtojnë disqet nga gropat e rrugës duke shkaktuar problem për ata që udhëtojnë në këtë akse të rëndësishëm.
Një qytetar, i cili udhëtonte nga Maminasi drejt Tiranës, ka denoncuar situatën duke theksuar se, çdo ditë, një numër i madh makinash çajnë gomat nga kjo gropë e tmerrshme. Sipas tij, minimumi 10 makina çdo ditë hasin në këtë problem dhe shoferët janë të detyruar të ndalin anês rrugës për të rregulluar gomat e çara.
Ky fenomen po shqetëson qytetarët, të cilët kërkojnë më shumë vëmendje nga autoritetet dhe institucione për të siguruar një infrastrukturë më të sigurt dhe për të minimizuar rreziqet për ata që udhëtojnë çdo ditë. Angazhimi i shërbimeve të ndihmës për rrugë dhe kontrolli më i shpeshtë i kushteve të rrugës mund të kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë për të gjithë ata që përdorin këtë autostradë.
Denoncimi i qytetarit:
Përshendetje, vec ju jeni shpresa vetme
please nese mundesh me e publiku
se po na merr ne qaf! Tek Autostrada tirane – durres sa kalova maminas po ikja per tr
10 makina minimumi ne dit cajn gomen. Mua me esht car goma dhe disku
por kjo esht foto mbasi e rregullova diks
se dij pse nuk ankohet kush kur aty ne cdo moment te dites e gjen nje makine ne cep te rruges me gome te çare