Arrestohet një person në veri të Mitrovicës, policia i gjeti granata dore në shtëpi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.01.2025, 12:52

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën “Ane Spaiq” në Mitrovicën Veriore i janë gjetur granata dore.

I dyshuari është arreshtuar, ndërsa policia tha se këto granata i ka tërhequr njësiti për deminim.

Po ashtu, atij iu gjetën disa kartela të kripto-valutave me mjete përcjellëse dhe një çantë me pajisje optike për armë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit