Hyn në fuqi marrëveshja e armëpushimit në Gaza, por si do të funksionojë?

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 18.01.2025, 12:33

Marrëveshja historike e armëpushimit në Gaza pritet të hyjë në fuqi të dielën në mëngjes, duke i dhënë fund luftimeve që nisën pas sulmit të 7 tetorit 2023. Por si do të zbatohet kjo marrëveshje?

Një zyrtar i lartë palestinez, i përfshirë në negociatat e zhvilluara në Doha, ka bërë të ditur se është krijuar një protokoll sigurie i padeklaruar.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Izraeli do të lejojë policinë e Hamasit të operojë me uniformat e saj zyrtare blu në disa zona specifike të Rripit të Gazës, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit. Policia e Hamasit do të menaxhojë lëvizjen e individëve të zhvendosur nga Gaza jugore drejt veriut, duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me forcat izraelite, të cilat do të mbajnë një prani sigurie përgjatë kufijve lindorë dhe veriorë të Rripit të Gazës.

Gjithashtu, u vendos që policia e Hamasit do të shmangë mbajtjen e armëve, përveç rasteve kur kjo është absolutisht e domosdoshme. Për të parandaluar çdo konflikt të mundshëm, Katari dhe Egjipti do të vazhdojnë të luajnë rolin e ndërmjetësuesit mes dy palëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit