Gruaja endet në rrugë me thikë buke në dorë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.01.2025, 11:46

Banorët e fshatit Kozare në Kuçovë po përballen me një situatë të rëndë prej afro 2-3 vitesh, pasi një grua me probleme të shëndetit mendor, e quajtur Vera Prendi, endet e lirë në rrugët e fshatit me thikë në dorë.

Pamjet dhe dëshmitë tregojnë një situatë alarmante, që ka krijuar një gjendje të vazhdueshme frike dhe pasigurie për banorët.

Sipas raportimeve, Vera ka shfaqur sjellje të dhunshme ndaj disa banorëve dhe tashmë del me thikë në dorë, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e komunitetit.

Pavarësisht ankesave të vazhdueshme, asnjë institucion nuk ka marrë masa konkrete për të zgjidhur këtë situatë.

Vera jeton në të njëjtën shtëpi me bashkëshortin e saj, megjithëse janë të ndarë në marrëdhënie. Ai punon gjatë gjithë ditës dhe nuk merr përgjegjësi për situatën, duke i këshilluar banorët të kontaktojnë policinë. Ndërkohë, dy vajzat e saj jetojnë prej vitesh në Greqi.

Banorët janë shprehur se kanë raportuar rastin në polici, por nuk është marrë asnjë masë. Sipas tyre, policia e trajton Verën si një person normal, duke mos marrë parasysh rrezikun që ajo paraqet për komunitetin.

Banorët i bëjnë thirrje autoriteteve për ndërhyrje të menjëhershme:

“Jetojmë me frikë të lëmë prindërit vetëm. Vera ka krijuar një makth të vërtetë për të gjithë fshatin. Ju lutemi, bëni diçka për këtë situatë.”

Ky rast kërkon vëmendje urgjente nga institucionet përkatëse për të garantuar sigurinë e komunitetit dhe për të ofruar trajtimin e duhur për Verën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit