Banorët e Zall Herrit denoncojnë shpërthimet e guroreve pranë shtëpive dhe ullishteve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.01.2025, 11:24

Aktiviteti i guroreve dhe shpërthimet në fshatin Herraj që kanë vështirësuar jetën e banorëve dhe vendosur ata në konflikt me ndërtuesit.

Disa banorë të kësaj zone i janë drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar këtë fenomen shqetësues.

Pershendetje. Ja si shperthejne Minat ne mes te Banesave dhe Ullishteve shekullore nga guroret ne fshatin Herraj njesia Administrative Zall Herr Tirane”.

Ky shqetësim vjen pasi prej gati pesë vitesh disa gurore materialesh ndërtimi kanë nisur aktivitetin me shpërthimet që për banorët konisderohen “tërmete”, pa llogaritur ndotjen dhe dëmin e zonës së gjelbëruar.

Disa herë aktiviteti i tyre ka sjellë përplasje me banorët dhe dëmtime ndaj makinerive, në një situatë për të cilën autoritetet nuk duket se janë të shqetësuar.

Aktiviteti i guroreve ka rënduar cilësinë e jetesës për vendasit dhe nëse nuk ka ndërgjegjësim për zgjidhjen, situata pritet të përkeqësohet.

Në njësinë administrative Zall-Herr operojnë katër gurore, “IN CO Sh.p.k”, “Lim – Em Sh.p.K”, “Tirana inerte” dhe “Alba beton”. Ato janë kthyer në shqetësim për banorët, pasi shkaktojnë ndotje të lartë, ndërkohë që mungon infrastruktura rrugore.

Banorët denoncojne me emra biznesmenë si Artan Dulaku apo Ilir Açka për demin që shkaktojnë dhe thonë se kontrollet nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë qenë vetëm fiktive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit