Merr flakë kabina elektrike te Rruga e Kavajës, humb jetën një person

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 18.01.2025, 10:59

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë mesnatës në Rrugën e Kavajës, në Tiranë, ku një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët. Për fat të keq, një person ka humbur jetën si pasojë e zjarrit.

Dyshohet se viktima, ende e paidentifikuar, ndodhej brenda kabinës për të fjetur kur ka ndodhur incidenti. Ende vijon puna për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar viktimën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit