Shkova të heq tatuazhin: Më dogjën lëkurën me lazer në shkallën III

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.01.2025, 10:24

Një e re ka denoncuar në redaksinë e JOQ një rast të rëndë, mbi një incident të ndodhur në një klinikë lazeri pranë zonës së Vasil Shantos në Tiranë.

Sipas saj, teksa punonjësja e klinikës po përpiqej t’i hiqte me lazer dy tatuazhe në duar, gjatë procedurës iu shkaktua një djegie e shkallës së tretë, duke i dëmtuar rëndë lëkurën.

Gruaja pohon se vajza që kreu procedurën përdori frekuencë të lartë djegieje, duke i djegur lëkurën në një mënyrë të parikuperueshme.

Në vijim, vajza u konsultua vazhdimisht me klinikën, e cila i siguronte se situata ishte “normale” dhe i rekomandonte kremra për trajtim. Megjithatë, sipas saj, plaga nuk mbyllej, duke qenë shumë e thellë dhe e pamundur për t’u shëruar pa ndërhyrje mjekësore.

Për të rikuperuar dëmtimin, gruaja thotë se ka shpenzuar shuma të mëdha parash për analiza dhe përfundimisht iu nënshtrua një operacioni plastik më 9 janar 2025. Ajo disponon fatura dhe dokumentacionin që vërteton trajtimin dhe pasojat.

Denoncuesja e përshkruan personelin e klinikës si të papërgjegjshëm dhe shton se, pavarësisht se i ka kërkuar të paktën rimbursimin e shpenzimeve për operacionin plastik, nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ajo apelon për ndihmë për të siguruar drejtësi dhe për të rikuperuar një pjesë të shpenzimeve të saj të mëdha, duke theksuar vuajtjet fizike dhe psikologjike që ka përjetuar për shkak të këtij incidenti.

DENONCIMI I PLOTË

“Pershendetje,kam nje shqetesim qe dua ta ndaj me ju.Kisha dy tatuazhe te cilat doja ti hiqja e u drejtova te nje klinike laseri.

Vajza atje perdori frekuence te larte dhe me dogji lekuren shkalle e trete.

Duke qene qe se dija si behej plaga i shkruaja vazhdimisht e me thoshte eshte normale me jepte per te blere kremra po plaga nuk mbyllej ishte shume e thelle,e kam kuruar kam harxhuar shume lek por djegia ngeli shume keq dhe kam ber operacion plastik te amerikani.

Vajza ne fjale komplet e papergjegjshme ka kliniken Laser Clinic afer Vasil Shanto ,e une kam vuajtur shume keq me kete problem, i shkruajta si mund ta zgjidhim kete gje qe tme paguante te pakten shpenzimet e operacionit se si kam shume mundesit mezi i bera leket bashk por asnje pergjigje.

Ju lutem mund tme ndihmoni te pakten per te marr nje pjese. Une kam bere nderhyrjen te Amerikani ne date 9 janar. Kam faturat dhe nje qerre me analiza shtese. Nuk sherohej djegia. Ma kane prere komplet lekuren aty”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit