30-vjeçarja në Berat u përplas për vdekje, bashkëshorti pa aksidentin, po e priste në rrugë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.01.2025, 09:52

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e djeshme në Berat, ku një automjet përplasi për vdekje një 30-vjeçare, e cila po kalonte rrugën bashkë me fëmijën e saj 2-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Moravës kur shtetasja Lavdie Gjata po kalonte rrugën me fëmijën në krah. Por në këtë moment është përplasur nga një automjet tip “BMW” që drejtohej nga 25-vjeçari A.Tafa.

Ketë aksident tragjik e ka parë dhe bashkëshorti i 30-vjeçare, i cili ka qenë duke e pritur në krahun tjetër të rrugës Lavdie Gjatën, së bashku me djalin e tyre.

Kur ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes, 30-vjeçarja ka qenë pa shenja jete, teksa fatmirësisht fëmija 2-vjeçar ka shpëtuar dhe nuk ka asnjë rrezik shëndetësor për jetën e tij.

Shoferi 25-vjeçar A.Tafa është shoqëruar në komisariat pas ngjarjes pasi dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit