Përgjaket aeroporti i Vlorës, vdes një punonjës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.01.2025, 09:41

Një aksident tragjik është shënuar në aeroportin në ndërtim të Vlorës, ku është regjistruar një viktimë.

Përplasja fatale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:20, në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, ku Rr. S., 63 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një trajler.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e trajlerit, N. Xh., 60 vjeç, banues në Dibër, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i fadromës është vënë në pranga.

Më herët, punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës janë bojkotuar për shkak të protestave të punonjësve, të cilët bllokuan hyrjen në kantier për të kërkuar rrogat e prapambetura.

Para mediave, punonjësit deklaruan se ishin pa paga prej disa muajsh dhe ndiheshin të lënë pas dore nga drejtuesit e projektit.

Kontrata mes Behgjet Pacollit dhe qeverisë shqiptare parashikon që aeroporti të përfundojë në vitin 2024 dhe të nisë operimin në vitin 2025, por që prej dhënies së lejes për ndërtimin ka patur shumë protesta nga organizata shqiptare dhe ndërkombëtare pasi aeroporti dëmton në mënyrë të drejtpërdrejtë zonën e mbrojtur pranë Lagunës së Vjosë-Nartës dhe ekosistemet e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit