E shtypi fadroma, humb jetën punëtori në aeroportin e Vlorës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.01.2025, 09:07

Një aksident tragjik ka ndodhur në Aeroportin e Vlorës.

Një shofer kamioni, 60-vjeç ka humbur jetën pasi është përplasur nga një fadromë. Punëtori me origjinë nga Dibra nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimevr te marra dhe ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i fadromës, 63-vjeçari me iniciale Rr.S nga Prishtina është arrestuar dhe po mbahet nën hetim për rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë që Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes në kantierin e kompanise 'Mabco Constructions SA' e oligarkut nga Kosova, Behgjet Pacolli.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin Rr. S., 63 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 17.01.2025, rreth orës 21:20, në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përplasur një trajler. Si pasojë, drejtuesi i trajlerit, shtetasi N. Xh., 60 vjeç, banues në Dibër, ka humbur jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit