Arrestohet i dyshuari për organizim të lojërave të fatit në Gjilan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.01.2025, 22:12

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan, sot ka realizuar një operacion kontrolli në një lokal dhe disa objekte përcjellëse të këtij lokali në rrugën ‘’15 Qershori‘’ në qytetin e Gjilanit, me dyshimin për organizimin e lojërave të fatit.

Policia ka njoftuar se gjatë kontroll janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi për gjykatën: tre (3) televizor, dy (2) shtëpiza kompjuteri, dy (2) monitor, një (1) llaptop, një (1) printer, nëntë (9) tiketa të lojërave të fatit si dhe një shumë e parave të gatshme.

Në kuadër të veprimeve hetimore, nga ana e zyrtarëve policor është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar N.G. (mashkull kosovar, viti i lindjes 1971) cili dyshohet se organizonte këtë veprimtari.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit