“Këtu nuk s’kalohet më!”/ Ura në Durrës në gjendje të degraduar: Çdo ditë kalojnë qindra makina mbi të

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.01.2025, 20:41

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania gjendjen skandaloze të urës që lidh fshatin Jubë me Rrushkullin në Durrës.

Sipas tij, ura është bërë e pakalueshme për shkak të amortizimit të saj nga mjetet e rënda që kalojnë mbi të çdo ditë, duke tejkaluar peshën e lejuar.

Nga pamjet e siguruara nga qytetari, shihet qartë se ura është dëmtuar rëndë, me pjesë të saj të çara dhe të shkatërruara, duke e bërë kalimin të rrezikshëm jo vetëm për makinat, por edhe për këmbësorët.

Qytetari thekson se kjo situatë përsëritet çdo muaj dhe institucionet nuk kanë bërë asgjë për ta rregulluar përfundimisht. Ai shprehet se, në vend që të riparohet, vendosen disa dërrasa provizore, të cilat lihen më pas të shkatërrohen sërish.

Denoncimi i plotë:

Përshëndetje JOQ! Doja të ndaj një problem urgjent që po ndodh gjithmonë dhe askush nuk vendos dorë. Kjo është ura që lidh fshatin Jubë me Rrushkullin në gjendje skandaloze. Çdo muaj i njëjti avaz... kalojnë mjete mbi peshën e lejuar. Askush nuk e ka rregulluar plotësisht. Vetëm vijnë dhe tallen, vendosin 5 dërrasa dhe e lënë të prishet sërish. Këtu kalojnë qindra makina çdo ditë, njerëz që shkojnë në punë. Këtu nuk kalohet më! Ju lutem shpërndajeni!”

JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve për të ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar ndonjë tragjedi të mundshme në këtë urë. Kjo situatë duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit