Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, pranë fshatit Moravë. Një automjet i drejtuar nga shtetasi A.T., 25 vjeç, ka përplasur këmbësoren L.Gj., 30 vjeçe, dhe fëmijën e saj 2 vjeç, teksa ata po kalonin rrugën.
Fatkeqësisht, L.Gj. ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të rënda, ndërsa fëmija ka shpëtuar pa lëndime serioze.
Drejtuesi i automjetit, A.T., është shoqëruar nga autoritetet për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.