Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Berat-Dimal, në Moravë, ku një grua 30-vjeçare ka humbur jetën. Policia njofton se automjeti i drejtuar nga një 25-vjeçar me iniciale A.T. ka përplasur këmbësoren 30-vjeçare, L.Gj., dhe fëmijën e saj 2 vjeç.
Për pasojë, gruaja ka ndërruar jetë nga plagët e marra, ndërsa fëmija ka shpëtuar pa pasoja për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për hetime të mëtejshme.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.