I riu shqiptar përplas policin në Itali, po ndiqej për trafik droge

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 17.01.2025, 17:05

Një operacion antidrogë u zhvillua në lagjen Bustecche të Vareses, Itali, ku një 20-vjeçar shqiptar tentoi të arratisej, duke përplasur një agjent policie. Polici i lënduar, i cili pësoi fraktura në fytyrë, është shtruar në spitalin Circolo dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I riu u arrestua pasi dyshohej se ishte i përfshirë në një rrjet trafiku droge të lidhur me shpërndarjen e kokainës. Gjatë ndjekjes, ai tentoi të largohej me makinë, duke goditur një nga agjentët. Ngjarja është ende nën hetim, ndërsa i dyshuari është transferuar në burgun e Miognit me urdhër të prokurorisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit