Pamje të pabesueshme po bëjnë xhiron e rrjetit, ku shihet një qenushe, nënë, që con tek veterinerët këlyshin e saj të ngrirë nga i ftohti për t'i shpëtuar jetën.
Kamerat e sigurisë kanë regjistruar nënën e këlyshit që pavarësisht shiut lë në derën e klinikës veterinare pranë Stambollit, këlyshin e saj.
Veterinari e shikon shpejt qenin e vogël të plagosur dhe e merr brenda për ta trajtuar.
Në ngjarjen e rallë në provincën Beylikduzu të Stambollit nëna qen shihet që ndjek nga afër sesi mjekët mbajnë këlyshin për t'i dhënë mjekimet.
Veterinarian Baturalp Oghan tha se i bëri një injeksion këlyshit ndërsa e dinte se nëna e tij sapo kishte lindur një tufë të vegjëlish, disa prej të cilëve ksihin ngordhur. Ai tha se shëndeti i këlyshëve të mbetur po përmirësohet gradualisht dhe se ishin shumë të prekur nga vendosmëria e nënës për të shpëtuar këlyshin e saj.
“Do të kujdesemi disa kohë për këlyshin dhe vëllezërit e tij. Gjatë kësaj kohe nuk po pranojmë vizita në klinikë për t u kujdesur për ta. Historia ka tërhequr shumë njerëz”.