Merret vendimi, të dielën mbyllet përfundimisht TikTok në SHBA

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 17.01.2025, 16:41

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka miratuar një ligj që mund të ndalojë përdorimin e TikTok në vend, nëse kompania amë, ByteDance, me bazë në Kinë, nuk e shet platformën deri të dielën, më 19 janar.

ByteDance ka kundërshtuar këtë ligj, duke argumentuar se ai cenon të drejtën e lirisë së fjalës për më shumë se 170 milionë përdorues të TikTok në SHBA. Megjithatë, Gjykata Supreme ka refuzuar këtë pretendim, duke e detyruar kompaninë të gjejë një blerës të miratuar për versionin amerikan të aplikacionit, përndryshe do të përballet me një ndalim të plotë që do të hyjë në fuqi të dielën.

Zyrtarët dhe ligjvënësit amerikanë kanë akuzuar ByteDance për lidhje të mundshme me qeverinë kineze, duke ngritur shqetësime për sigurinë kombëtare të SHBA në lidhje me përdorimin e TikTok.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit