Bashkia Belsh lë pa rroga punonjësit!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17.01.2025, 16:41

Punonjësit e administratës dhe zjarrfikësit e Bashkisë Belsh nuk janë paguar për muajin dhjetor, ndonëse sot është 17 janar. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim te qindra punonjës, të cilët kanë familje për të mbajtur dhe mbështeten vetëm te paga e tyre mujore.

Ata kanë denoncuar në JOQ ALBANIA, duke e konsideruar të turpshme që, pas kaq shumë ditësh, nuk kanë marrë pagën. Kreu i Bashkisë Belsh, Arif Tafani, është i vetmi përgjegjës për këtë situatë dhe deri tani nuk ka dhënë një sqarim të qartë për arsyet e vonesës.

Punonjësit e administratës dhe zjarrfikësit kërkojnë një reagim të menjëhershëm dhe zgjidhje për këtë problem. Ata kanë kërkuar që paga të kalojë sa më shpejt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit