Zjarr pranë konviktit në Elbasan, një person përfundon në spital

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 17.01.2025, 16:11

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen “11 Nëntori” pranë konviktit në Elbasan. Në momentin e rënies së zjarrit, brenda apartamentit ndodhej një person me aftësi ndryshe.

Fatmirësisht, ai është nxjerrë në kohë nga banesa dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, autoritetet dhe ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në vendngjarje për të shuar flakët. Puna për shuarjen e zjarrit ka vijuar me intensitet dhe zjarri tashmë është vendosur nën kontroll.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit