Vrau fqinjin 81-vjeçar, Isufi: Më provokonte, lekët e tij ua dhashë vajzave të mia

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.01.2025, 16:07

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e paraburgimit për Isuf Hasën, i akuzuar për vrasjen makabre të fqinjit të tij, 81-vjeçarit Xhemal Meta në fshatin Qafëmollë në Tiranë.

Në dosjen hetimore Hasa pranon se kanë qenë miq dhe fqinj me viktimën, madje ditën e ngjarjes kanë qenë duke pirë kafe dhe raki në banesën e Metës.

Autori i dyshuar pranon se ka shkuar në banesën e fqinjit rreth orës 06:00 me të cilin do të shkonin bashkë në kryeqytet, ku viktima do takonte familjarët e tij, po ashtu edhe autori do takonte të bijat.

Por Hasa e ka goditur pas koke me një çekiç duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë më pas ai i ka marrë edhe portofolin, dhe është nisur për Tiranë. Fillimisht ai ka ndaluar tek banesa e njërës prej vajzave, ku i ka dhënë dhe një shumë parash nga ato që i kishte vjedhur viktimës, 2 milionë lekë të vjetra në total. Më pas ka shkuar te vajza tjetër në Vorë, aty ku ka fshehur një pjesë tjetër parash dhe ka kaluar natën.

Autori i dyshuar ka treguar se krimin e ka kryer sepse kishte mllef ndaj viktimës, pasi sipas tij ai e provokonte duke i thënë: “S’je burrë, ti rri në punë 4 ditë pa ardhur në shtëpi, ku e di ti se çfarë bën gruaja jote kur t’i nuk je në shtëpi?”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit