Pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 2019 ende në gjendje të mjerueshme, durrsakët kërkojnë masa

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.01.2025, 14:12

Në redaksinë e JOQ ka ardhur një denoncim i rëndë prej qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, të cilët jetojnë në kushte të rrezikshme prej neglizhencës së zyrtarëve në përfundimin e punimeve, megjithë premtimet e tyre.

Banorët raportojnë për “abuzime me fondet” e rindërtmit për banesat e dëmtuara, që sipas tyre ka bërë që të jetojnë në kushte të rënda dhe të rrezikshme.

Pallati i banimit në fjalë është në zonën qendrore të rrugës “Hysen Myshketa” dhe prej pesë vitesh ndodhet në gjendjen e dëmtuar prej ndalimit të punimeve të riparimeve, duke rrezikuar si jetën e banorëve ashtu dhe atë të kalimtarëve në rrugët pranë tij.

Banorët kërkojnë kërkuan ndihmë në redaksinë e lajmeve për të ndërgjegjësuar zyrtarët e bashkisë në kryerjen e punimeve të premtuara ndaj zgjedhësve.

Denoncimi i banorëve:

“JOQ , Pershendetje . Jemi ne Durres lagja 6 rruga hysen myshketa , ne lagjen time . Po ju tregoj nje problematik qe Durrsi ka pasur vitet e fundit qe nga termeti . Ky pallat ka me shum se 5 vjet qe esht demtuar qe nga termeti dhe ende ndodhet ne kte gjendje . Jan vjedhur miliona lek fonde dhe kta nuk vazhdojn as punime asgje . ka shum banor qe ende jetojn ktu po kushtet e pallatit te paperfunduar se rregulluari jan skandaloze gjithashtu ben rrezik per kalimtaret . Ju lutem publikoheni kte video se esht ber nje vjedhje e turpshme te fondeve taksave te popullit dhe kta matrapaz ende se kan perfunduar kte pallat si shum te tjer . I bejm thirrje bashkis te marri masa dhe te perfundoji sa me shpejt sepse nuk mund te vazhdohet keshtu . Ju faleminderit”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit