Të paktën 30 njerëz kanë gjetur vdekjen në Turqi dhe 31 janështaur në spital pasi kishin pirë atë që autoritetet besojnë se ishte alkool i kontaminuar.
Vdekjet kanë ndodhur gjatë tre ditëve të fundit sipas agjencisështetërore turke Anadolu, e cila shtonte se rreth 80 njerëz kanëkërkuar trajtim në spitalet rreth Stambollit.
Alkooli që ka shkakuar vdekjet dhe lëndimet besohet se ështëpërzier me metanol, lëngu toksik pa gjyrë i përdorur në ambjnete industriale.
Zyrtrët në Stamboll thanë dje se kanë arestuar gjashtë njerëz për shitje të pijeve të falsifikuara ndërsa dy të dyshuar janë akuzuar për “vrasje” në lidhje e çështjen.
Ata shtonin se prej 1 janarit janë sekuestruar 29 ton alkool ilegal gjatë bastisjeve në rrethinat e Stambolit, si dhe janë anuluar liçencat e dhjeta bizneseve për shitje të pijeve të paliçencuara.
Në deklaratën zyrtare ata thonin: “Ne i konsiderojmë vdekjet e dhjetra qytetarëve tanë të njëjta me vrasjet e njerëzve nga terrotistët. Ne do të vijojmë luftën ndaj këtyre njerëzve që vrasin për përfitimin e tyre financiar”.
Shtimi i incidneteve me pijet ilegale vjen pas rritjes së ndjeshme të kostove të alkoolit prej inflacionit dhe taksave qeveritare në Turqi.
Lajmi i vdekjeve vjen disa javë pas paraljmërimeve të zyrtarëve perëndimorë për udhëtuesit në Tailandë, Vietnam, Kamboxha e Laos që kanë pasur incidente të ngjashme me alkoolin.