Dy kulla në Bulevardin e Ri të Tiranës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.01.2025, 12:09

Progeen shpk, prezanton një projekt të ri me dy kulla prej 44 dhe 41 katesh, të pozicionuara në zemër të Bulevardit të Ri të Tiranës. Zonë e cila shumë shpejt po transformohet në destinacionin më të kërkuar dhe më të zhvilluar të qytetit.

Në krah të parkut qendror, hapësira më e madhe e gjelbër e Bulevardit të Ri, projekti ofron një kombinim unik të natyrës dhe jetesës urbane.

Projektuar nga studioja e famshme Marco Casamonti & Partners, kullat dallohen për arkitekturën e tyre të veçantë, ngjyrat vivide që sjellin gjallëri dhe ballkonet e shumta që krijojnë një pamje dinamike e moderne.

Këto kulla do të ofrojnë apartamente rezidenciale, ambiente tregtare dhe zyra biznesi, duke ofruar hapësira tej mase funksionale dhe të projektuara për të përmbushur nevojat e rezidentëve dhe bizneseve moderne.

Duke përdorur teknologjitë më moderne të ndërtimit të veprave të tilla dhe një lokacion strategjik, strukturat tërheqëse po kapin interes të gjerë nga investitorë, banorë dhe profesionistë, duke shënuar një tjetër hap drejt zhvillimit urban të Tiranës dhe vendosjes së standardeve të reja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit