Leskovik/ Zyra e OSSHE-së në gjendje të mjerueshme

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.01.2025, 10:56

Një qytetar nga Leskoviku ka dërguar një mesazh te JOQ Albania, duke denoncuar gjendjen e rënduar të zyrës së OSSHE-së në qytetin e tij të lindjes. Në mesazhin e tij, ai shpreh shqetësimin për mungesën e investimeve në këtë qytet të vogël, të njohur për vlerat dhe banorët e tij të mirë.

“Kjo ishte zyra e OSSHE-së në qytetin tonë. Edhe pse banorët këtu janë të varfër, ata janë njerëzit më të mirë që njoh dhe meritojnë më shumë. Meritojnë që dikush të kthejë kokën nga ata,” shkruan qytetari.

Ai apelon që OSSHE të ndërhyjë për të përmirësuar kushtet, duke theksuar se institucioni ka mundësitë për ta bërë këtë.

Banorët e Leskovikut shpresojnë që ky denoncim të tërheqë vëmendjen e autoriteteve dhe të çojë në ndryshime pozitive për qytetin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit