Ishte zhdukur prej disa ditësh, shqiptarja gjendet e vdekur në lumë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.01.2025, 09:56

Një 62-vjeçare shqiptare e cila kishte humbur që prej datës 9 janar është gjetur e vdekur.

Trupi i pajetë i Suzana Kocibellit është gjetur mbrëmjen e së mërkurës në lumin Tiber pranë digës Castel Giubileo, Romë, Itali.

62-vjeçarja shqiptare që nga 9 janari ishte larguar pa asnjë arsye nga shtëpia. Punëtorët e Enel-it në termocentralin e Romës Veriore panë trupin e një gruaje në ujërat e lumit dhe thirrën për ndihmë karabinierët e Cassia. Sapo mbërritën në vendngjarje, pas një kërkimi të gjatë pasi gruaja nuk kishte dokumente, policia konstatoi se trupi ishte i Suzana Kocibellit dhe nuk mund të bëhej asgjë më shumë për të. Sipas mjekëve, ajo nuk kishte shenja të dukshme dhune në trup, prandaj nuk mund të përjashtohet një gjest ekstrem.

Trupi i pajetë u identifikua menjëherë nga familja e Suzanës, por për momentin shkaqet e vdekjes mbeten të mbuluara me mister, pavarësisht se në trup nuk janë gjetur shenja të dukshme dhune.

Gruaja ishte larguar nga shtëpia ku banonte në zonën e Prima Porta natën e 9 janarit. Ajo kishte veshur një xhaketë të madhe dhe syze dielli me shkëlqim. Nuk kishte me vete asnjë dokument, madje as celularin e saj. Që nga ai moment Suzana u zhduk në ajër. Gruaja kishte kohë që punonte si pastruese për disa familje në veri të Romës dhe rrallë dilte nga shtëpia e saj apo nga lagjja Prima Porta ku jetonte. Familja e gruas e kuptoi menjëherë se diçka nuk shkonte dhe denoncuan në polici personin e zhdukur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit