Punët e mira në Kukës mbyllen vetëm në zyrë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.01.2025, 08:15

Një banor i Kukësit ka denoncuar gjendjen e rënduar të një rruge në lagjen e re të qytetit, e cila ndodhet vetëm 300 metra larg rrugës kryesore. Në një mesazh të dërguar pranë redaksisë së JOQ, ai thekson se rruga ka mbetur e shkatërruar prej vitesh, pavarësisht stinës, si në verë ashtu edhe në dimër.

“Pershendetje joq shikojeni rruga lagjja e re kukes ne cfare gjendje eshte 300 metra nga rruga kryesore ndodhet ka vite ne kete gjendje si ne vere dhe ne dimer kshu eshte ju lutem bejemi publike se vetem zeri i jujaj mund te degjohet se per ne popullin thjesht as se vene ujin ne zjarr fare kta pushtetaret e ardhur ne pushtet me emrime se me vota jo faleminderit”.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga bashkia për të rikthyer normalitetin në këtë zonë dhe për t’i dhënë fund neglizhencës që i ka shoqëruar prej kohësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit