“Ambasada Shqiptare në Londër po tallet me emigrantët”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.01.2025, 21:36

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një mesazh nga një emigrante shqiptare në Britani, e cila ka denoncuar Ambasaden Shqiptare në Londër për vonesa dhe mungesë komunikimi në procesin e rinovimit të pasaportave.

Ajo rrëfen se bashkëshorti i saj ka aplikuar për rinovimin e pasaportës para tetë javësh, ndërkohë që ishte premtuar se procedura do të përfundonte brenda katër javësh. Deri më tani, nuk ka marrë asnjë njoftim nga ambasada. Përpjekjet për të kontaktuar përmes telefonit dhe email-it kanë qenë të kota, pasi nuk ka asnjë përgjigje nga ana e Ambasadës.

Përshëndetje JOQ! Dëshiroj të ngre një shqetësim se ndoshta reagojmë. Jam një emigrante shqiptare në UK. Bashkëshorti im ka aplikuar para 8 javësh për rinovim pasaporte pranë ambasadës në Londër. Na u tha që pasaporta vjen për 4 javë, është bërë 8 javë dhe nuk na kanë lajmëruar fare. I kemi rënë në telefon numrit që kanë për të pyetur nëse ka ardhur, por në atë numër përgjigjet vetëm sekretaria dhe nuk të jep opsion të flasësh me një njeri. Kemi dërguar email dhe asnjë përgjigje. Nuk kthejnë përgjigje fare. Si situata ime ka plot që njoh. Mikesha ime aplikoi për fëmijën që në mes të nëntorit dhe akoma s’i kanë kthyer përgjigje nëse ka ardhur apo jo, pavarësisht emaileve që janë dërguar. Kjo është tallje me emigrantët.”

Ky denoncim vjen si një tjetër thirrje ndaj institucioneve shqiptare për të përmirësuar komunikimin dhe shërbimet ndaj emigrantëve, të cilët përballen me sfida të shumta për të marrë dokumentet e tyre të domosdoshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit