Sherr në Vlorë, një vajzë çahet me gotë në fytyrë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.01.2025, 20:30

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një lokal në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Burime të paraprake bëjnë të ditur se një vajzë ka pësuar plagë të rënda në fytyrë pasi është goditur me një gotë, ndërsa një djalë ka marrë lëndime në kokë, duke përfshirë disa çarje.

Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës për trajtim mjekësor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e konfliktit dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit