Kushton 127$, luga elektrike e bën ushqimin të ndihet më i kripur

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.01.2025, 19:27

Kompania japoneze “Kirin” ka prezantuar një lugë elektrike në CES 2025 që ka aftësinë të bëjë ushqimin të duket më i kripur pa shtuar kripë fizike. Luga krijon një efekt të stimuluar elektrik që rrit perceptimin e shijes së kripës në ushqim, duke u mundësuar përdoruesve të gëzojnë shijen e kripur pa rritur nivelin e natriumit.

Pajisja është projektuar për të ndihmuar individët të reduktojnë konsumimin e natriumit, një shqetësim shëndetësor për shumë njerëz, veçanërisht në Japoninë ku konsumimi i natriumit tejkalon dyfishin e sasive të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Luga është aktualisht në dispozicion në Japoni për rreth 127 dollarë.

Ky produkt ka si qëllim përmirësimin e shëndetit të konsumatorëve, duke ofruar një alternativë të shijshme dhe të shëndetshme për ata që duan të reduktojnë konsumimin e kripës, por nuk duan të heqin dorë nga shija e njohur e kripur në ushqimet e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit