Pas disa muajsh ngadalësimi, aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian po rriten sërish, duke arritur në 685 kërkesa në tetor 2024, më shumë se në muajt e mëparshëm.
Shumë shqiptarë, të zhgënjyer nga mungesa e mundësive, po kërkojnë mbrojtje në shtetet e Bashkimit Europian, me Francën si destinacionin kryesor.
Fjalimet politike që promovojnë zhvillimin ekonomik dhe mundësitë e reja duken kontradiktore ndaj realitetit të përditshëm, ku papunësia dhe varfëria janë ende problemet kryesore.
Shqipëria, pavarësisht përpjekjeve për t'u afruar me Bashkimin Europian, vazhdon të përballet me një dritëhije: ndërsa politikanët lavdërojnë "arritjet", populli kërkon mundësi dhe siguri jashtë vendit.