Rekrutonte shtetase të huaja për prostitucion, arrestohet turku në Tiranë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.01.2025, 18:03

Një shtetas turk, Isa Yaman është arrestuar për prostitucion.

Isa Yaman, 37 vjeç, dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja nga Kina dhe Kazakistani për t’i shfrytëzuar në prostitucion, duke përdorur një faqe online për t’i siguruar klientë dhe për t’u ofruar atyre mundësi për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës në një ambient të marrë me qira.

Gjatë hetimit, u sekuestruan një shumë e konsiderueshme parash, tre celularë dhe 9 karta krediti, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Policia ka njoftuar se hetimet do të vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, ndërsa materialet e hetimit janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit