Spitalet pa ilaçe/ Edi Rama kërkon lulishte në QSUT: Edhe vepra arti!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.01.2025, 16:33

Në një kohë, kur qindra të sëmurë me kancer nuk po marrin trajtimet e duhura dhe kur spitalet janë plot nga mungesa e shtretërve dhe shërbimeve, Edi Rama në QSUT ka kërkuar që të bëhet një park i madh, me hapjen e parkingut të ri dhe e gjithë hyrja e QSUT-së të ngjajë si një parajsë, sipas tij. Gjithashtu ai ka kërkuar që në këtë park të ketë edhe vepra arti.

Në vend që paratë për ‘salltanete’ të përdoren për të sëmurët që po vuajnë çdo ditë në dyert e spitaleve, Rama kërkon që t’iu hedhë hi syve me lulishte dhe vepra arti.

Sipas KM, i sëmuri me kancer mund ta presë ilaçin në parkun me vepra arti dhe aty të harrojë sëmundjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit