Një pensionist në Istog i është ankuar kryeministrit Albin Kurti për pensionin e paktë që e marrin në muaj. Ai tha se derisa atyre nuk iu dalin 100 euro në muaj as për ilaçe, deputetët paguhen më shumë se 2000 euro.
Kryetarit të Vetëvendosjes qytetari i moshuar ia zbërtheu dhe rrëzoi përpjekjet mjaft të kritikuara të qeverisë, si një taktikë mbulese e dështimeve dhe përpjekje e blerjes së miratimit të votuesve dhe shmangie e llogaridhënies për gjendjen e rënduar ekonomike në vend.
Qytetari i moshuar e ballafaqoi me faktin se kjo qasje nuk është e pranueshme.
“Me pasë pak kujdes për shtresën e ulët se ne mos me pasë me na ndihmu dikush…po na sheh qysh jemi ne…Për këtë mandat i koftë hallall, valla me na lonë qeshtu edhe për qetrin pasha Zotin…Me premtu shumë e mos me bë kurrgjë s’bon. Për mandatin e ardhshëm unë jom tu shpresu, jo për mu, po për të ton që jemi me ndihma sociale është marre me i thonë i ka 100 euro. Nuk iu dalin ni drekë me hongër njoni prej qetynve”, i tha pensionisti Kurti, i cili ka shkuar atje për tubime elektorale.