VLEN sikur VMRO, i drejtohet BDI’së: I keni detyruar shqiptarët të deklarohen romë e turq

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.01.2025, 16:44

Deputetja opozitare në kuvendin e Maqedonisë së Veriutm, Rina Ajdari tha se me heqjen e deklarimit të etnisë është shkelur kushtetuta, gjë për të cilën deputetja Mimoza Musa u kundërpërgjigj duke thënë se BDI-ja i ka bërë shqiptarët që të deklarohen maqedonas, romë e turq.

Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe Ligji për përfaqësim të barabartë ishin dy prej çështjeve për të cilat debatuan në DailyClick deputetja e VLEN-it Mimoza Musa dhe ajo e Frontit Euorpian Rina Ajdari.

Fronti Europian është i gatshëm të mbështes ligjin e ri për gjuhën shqipe, por nuk besojnë se do të ishte i denjë tha deputetja opozitare, përderisa deputetja e koalicionit qeverisës siguron se gjuha shqipe me ligjin e ri vetëm do të avancohet.

E pyetur për 7 mujorin e parë të qeverisjes, Musa numëroi të arriturat e Qeverisë duke përmendur projekte si ndarja e 30 milionë euro për komunat shqiptare, 34,5 milionë për kampusin e “Nëna Tereza”, ndërtimin e shkollës modulare në Çashkë që siç tha, e kanë vulosur se kanë bërë një qeverisje ndryshe.

Por deputetja e Frontit Europian, Ajdari mendon ndryshe, pasi siç u shpreh, VLEN mendon se ende janë në fushatë parazgjedhore dhe u bëri thirrje që të mos merren me fjalë por të punojnë për mirëqenien e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit