Naser Hafizit i vazhdohet paraburgimi edhe për 1 muaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.01.2025, 16:19

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për një muaj ushtruesit të detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Naser Hafizit.

Hafizi ishte arrestuar në tetor të vitit të kaluar për keqpërdorime dhjetëra miliona euro nëpërmjet shlyerjes së borxheve të kompanive për ambalazhimin e ujit dhe pijeve në Kosovë.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, në çështjen penale kundër të pandehurit N. H., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special më datë 08.01.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit N. H., iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, e cila masë i llogaritet nga data 10.01.2025 deri më datë 10.02.2025”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Prishtinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit