Mexhiti për dorëheqjen e Dautit: Është dramë artificiale për të krijuar heronj brenda natës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.01.2025, 16:03

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka folur për dorëheqjen e Ilire Dautit, nga pozita e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Mexhiti tha se “është një dramë artificiale për të krijuar heronj brenda natës” dhe shtoi se, ai funksion i takon Frontit Europian.

“Mendoj se tash më dorëheqja është një dramë artificiale për të krijuar heronj brenda natës. Edhe sikur të dorëhiqet, ai vend i takon Frontit Europian, nëse nuk do të jetë Ilirja, në rastin më të keq do të jetë Iliri, Musa, cili do që ata e vlerësojnë. Kanë mjaftë hapësirë për ta vazhduar këtë idenë që mos të vjen në rend të ditës ligji për branitellat. Më tepër është një keqpërdorim i situatës”, tha Izet Mexhiti.

Por nëse kalon Ligji për “branitellat”, Mexhiti tha se nuk çuditet edhe nëse kalon, pasi sipas tij, ka kaluar 3-4 herë të tjera.

“Nuk na çudit ajo se në të kaluar ai ligj ka kaluar 3-4 herë pikërisht nga këto akterë politik mirëpo nuk dua ta besojë atë, më tepër është përfitime të ulëta politike për të krijuar kauzë të rrejshme”, tha Mexhiti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit