Ilire Dauti arsyeton dorëheqjen: Po zgjedh të veproj e lirë, e pa kushtëzuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.01.2025, 20:24

Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti, e cila dha dorëheqje nga pozita e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, pas një zënke verbale në Kuvend, e ka arsyetuar dorheqjen e saj.

Deputetja Dauti tha se e ka dorëzuar dorëheqjen për të mbrojtur vlerat e demokracisë.

“Po zgjedh të veproj e lirë, e pakushtëzuar, për të mbrojtur vlerat bazë të demokracisë siç është liria dhe barazia pa mos u zmbrapsur aspak por duke u ripozicionuar për të njëjtin qëllim. Unë këtë rrugë zgjodha edhe kur në mandatin e kaluar na u vërsulët Aleancës për Shqiptarët dhe mua, njëherë kur sollëm ligjin për shtetësi, që ashtu siç e dini, duke shfrytëzuar mekanizmat demokratik bllokuam kuvendin, me mijëra amendamente por bëmë që ligji të miratohet. Dhe unë këtë rrugë zgjodha edhe kur u kritikova edhe kërcënova nga deputetët e VMRO-së se jam duke keqpërdorur rregulloren ku përmes mekanizmit të pyetjeve së deputetit, kërkoja implementim të ligjit për shtetësi”, tha Ilire Dauti.

Deputetja Ilire Dauti ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen e saj nga funksioni i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.

Ky veprim i saj vjen pasi të premten ndaj saj u votua interpelancë në Kuvend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit